PREMIERË STUDIO
Ballina

Arkivi i dasmës

Dasma juaj,
gjithmonë me ju.

Filmi dhe fotot e dasmës suaj, të ruajtura në serverat tanë dhe të arritshme nga çdo pajisje, kurdo. Pa afat, pa abonim, pa rrezikun që një telefon i humbur t'ju marrë kujtimet.

99 €
Një pagesë e vetme
50 GB · ruajtje e përhershme

Edhe nëse dasmën nuk e keni xhiruar me ne

Shërbimi është i hapur për këdo. Nëse keni filmin dhe fotot nga një studio tjetër, na i sillni dhe ne i ruajmë.

Çfarë përfshihet

Filmi i dasmës

Materiali i montuar, në cilësinë origjinale — jo i kompresuar për rrjete sociale.

Fotografitë

Të gjitha fotot në rezolucionin e plotë, gati për printim kurdo.

50 GB hapësirë

Mjaft për filmin dhe fotot e një dasme të plotë.

Qasje e përhershme

Kyçeni me përdoruesin tuaj dhe shkarkoni sa herë të doni.

Si funksionon

  1. 01

    Na kontaktoni

    Telefon, WhatsApp ose email. Na thoni emrin e çiftit dhe datën e dasmës.

  2. 02

    Kryeni pagesën

    99 € një herë — në studio, ose me transfer bankar.

  3. 03

    Materiali

    Nëse dasmën e kemi xhiruar ne, e kemi tashmë — nuk keni pse të sillni asgjë. Nëse e keni nga një studio tjetër, na e sillni në disk ose kartelë.

  4. 04

    Merrni qasjen

    Ju japim përdoruesin dhe fjalëkalimin. Dasma juaj rri e sigurt.

Pyetje të shpeshta

A duhet të paguaj çdo vit?

Jo. Paguani një herë 99 € dhe materiali rri i ruajtur pa afat.

Po nëse më duhen më shumë se 50 GB?

Na thoni — e zgjidhim me një marrëveshje të veçantë sipas madhësisë.

A mund t'i shkarkoj kurdo?

Po, sa herë të doni, nga telefoni ose kompjuteri.

A i sheh dikush tjetër?

Jo. Vetëm ju keni kredencialet. Askush tjetër nuk hyn dot.

Gati për ta ruajtur?

Na shkruani ose telefononi — ju përgjigjemi brenda ditës.

+383 49 298 296